Barcelona, Araujo i drejtohet besimit, udhëtim shpirtëror në Jeruzalem për të rigjetur veten
Presioni mbi trajnerin Xabi Alonso po rritet ndjeshëm te Real Madrid pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Celta Vigos, një ndeshje ku madrilenët mbetën edhe me dy lojtarë më pak.
Me vetëm gjashtë pikë të marra nga 15 të mundshme, skuadra ka humbur kreun e LaLigës dhe situata te “Los Blancos” po tensionohet.
Të mërkurën, Real Madrid përballet me Manchester City në Ligën e Kampionëve, një sfidë vendimtare që vjen mes pasigurive të mëdha për të ardhmen e Alonsos, i cili ka humbur tashmë edhe ndaj Liverpoolit në këtë kompeticion. Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e shkarkimit të tij vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës.
Sipas The Athletic, një nga emrat që po merret në konsideratë është Alvaro Arbeloa, ish-shok skuadre i Alonsos te Liverpool dhe Real Madrid. Arbeloa, 42 vjeç, aktualisht drejton ekipin rezervë Real Madrid Castilla dhe thuhet se ka lënë përshtypje pozitive me paraqitjet në kategorinë e tretë. Ai ka marrë drejtimin e Castillas në maj, pasi u ngjit nëpër rangjet e klubit që nga rikthimi i tij në vitin 2020 si trajner i U-14.
Arbeloa ka fituar 8 nga 15 ndeshjet e Castillas këtë sezon, por nuk është i vetmi kandidat. Brenda klubit përmendet gjithashtu edhe rikthimi i mundshëm i Zinedine Zidane, një favorit historik i presidentit Florentino Perez. Zidane u rikthye në pankinën madrilene në vitin 2019 pas rezultateve të dobëta të Lopeteguit dhe Solarit, por aktualisht ai raportohet se po pret mundësinë për të drejtuar kombëtaren e Francës.
Sipas Mundo Deportivo, Real Madrid po konsideron edhe Jürgen Klopp, i cili pas largimit nga Liverpool vazhdon të jetë një nga trajnerët më të pëlqyer në Europë.
Në ditët në vijim, presioni mbi Alonson pritet të arrijë kulmin, teksa rezultati ndaj Manchester City mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij në Madrid.
Top Channel