Nga interpelanca me Ramën te zgjedhja e Avokatit të Popullit, zbardhet rendi i ditës për seancën maratonë të së enjtes

09/12/2025 19:56

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte për seancën e radhës plenare.

Në rendin e ditës të publikuar nga vetë Kuvendi, shihen disa pika kyçe, ku në sy bien interpelanca e kërkuar nga opozita me Kryeministrin Edi Rama dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

SEANCË PLENARE PUBLIKE

E enjte, 11 dhjetor 2025, ora 10:00

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 39, datë 9.12.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi

i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.12.2025 dhe 4.12.2025.

(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

  1. Njoftime.

(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

  1. Interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja,

kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

  1. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga

deputeti Agron Shehaj.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

  1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për

procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Në mbështetje të

neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së

Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

  1. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e

shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të

Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash

për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

  1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për

tatimin mbi të ardhurat”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës

dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për

miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

  1. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e

taksave vendore”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të

Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash

për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

  1. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e

monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe

155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë

votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

10.Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1,

dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e

thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

11.Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. (Në mbështetje të neneve 78,

83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit,

shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

12.Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj

administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të

Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

13.Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155

dhe 158, të Kushtetutës, të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e

sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 55, 75-77 dhe 84 të

Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

14.Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. (Në mbështetje të neneve

78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e

thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

15.Projektligji “Për gjuetinë”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës,

dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e

Qëndrueshëm

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2020, “Për ndryshimet

klimatike””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68

dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e

Qëndrueshëm

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 80/2021, “Për regjistrimin e

organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe

83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë

votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen

Institucionale

Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektvendimi “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”. (Në mbështetje të nenit 61, të

Kushtetutës, të neneve 3, 4, 5 dhe 9, të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e

Popullit”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e cilësuar

prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për miratim)

Koha e votimit

  1. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 104/2025 “Për ngritjen e

Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të

Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”. (Në mbështetje

të neni 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, të Rregullores

së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit

  1. Mocion me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të

OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025. (Në mbështetje të nenit

99 të Rregullores së Kuvendit)

Zhvillimi i debatit (Në bazë të nenit 48, pika 3, koha prej 150 minuta e debatit do të jetë e

shpërndarë në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve parlamentare.)

Minutazhi është si vijon:

 Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 89 minuta

 Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 38 minuta

 Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 8 minuta

 Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 8 minuta

 Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 8 minuta

  1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së

Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër

të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë

rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta