“Mungova në 8 dhjetor te studentët, por isha aty kur kundërshtuan Bashën në 2021”, Bylykbashi: Thyem heshtjen me Vokshin, Boçin, Nokën, Leskajn e Shehun

09/12/2025 11:02

Oerd Bylykbashi e ka kujtuar lëvizjen e studentëve në 8 dhjetor 1990 përmes një fotografie të bërë dy muaj më vonë në gjimnazin Naim Frashëri në Durrës kur të rinjtë ishin ngritur në mbështetje të asaj që po ndodhte në Tiranë.

Në një status në faqen e tij në facebook, deputeti demokrat thotë se atë që nuk mundi ta bënte në dhjetor 1990, e bëri në 2021, kur së bashku me pesë deputetë të tjerë kundërshtuan dhe më pas rrëzuan Lulzim Bashën.

Statusi i Bylykbashit

Une nuk munda të isha me studentët më 8 dhjetor 1990 në atë shesh ku shkruhej historia. Isha vetëm 16 vjeç, në Durrës.

Une nuk mund të isha tek studentët por isha këtu te kjo foto.

Kjo foto është e shkurtit 1991, kur nxënësit e gjimnazeve te Durrësit u mblodhën tek oborri i “Naim Frashërit”, gjimnazit tonë. U solidarizuam me studentët që ishin në grevë urie. Statujat e diktatorit nuk kishin rënë ende. Ky ishte 8 dhjetori ynë.

Ne këtë foto nxënësit po dëgjonin Sokol Olldashin. Krejt papritur, kishte lindur një yll lidershipi mes nesh. Une jam aty në atë foto mes  tyre. Është  nga kujtimet më të forta të jetës sime.

Nuk dinim ku do të dilte e gjithe ajo lëvizje. “E duam Shqiperinë si gjithë Europa” – thonin studentët. Ne perserisnim  sloganin e tyre të bindur  që ata  kishin të drejtë.

Pengun e 8 dhjetorit 1990  mu duk sikur e shleva më 9 shtator 2021 kur kundërshtova Bashën bashkë me pesë kolegë; Albana Vokshin, Luçiano Boçin, Flamur Nokën, Bujar Leskajn dhe Tritan Shehun. Thyem heshtjen.

Më 8 dhjetor 2021 ndjenim të njejtën energji si më 8 dhjetor 1990. Bashkë me Ivi Kason dhe Arben Ristanin po i jepnim dorën e fundit Statutit të 11 dhjetorit 2021.

Kolegjialiteti si themeli i demokracisë brenda PD. Kjo ishte motoja e atij Statuti.

Më 11 dhjetor 2021, kur prezantoja statutin para 10 mijë vetëve në stadiumin e Demokracisë, gulshet e lotëve me zor më linin të flisja. Me dukej sikur isha në sheshin e studentëve më 8 dhjetor 1990.

Sot vazhdoj të ndjek atë ideal.

Gëzuar 8 dhjetorin!

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta