Foto/ Dhuratë 23 mijë-paundëshe për 30-vjetor, ylli i filmave për të rritur surprizon ish-sulmuesin e Arsenalit

09/12/2025 18:52

Ylli amerikan i filmave për të rritur, Teanna Trump, ka zbuluar se ka shpenzuar rreth 23 mijë paund për t’i bërë një surprizë luksoze futbollistit Nicolas Pepe me rastin e 30-vjetorit të tij.

Trump, emri i vërtetë i së cilës është Keanna Nichele Jones, tha se romanca e tyre nuk lidhet aspak me paratë e futbollistit.

Pepe, ish-rekordblere e Arsenalit me 72 milionë paund dhe me rrogë 140 mijë paund në javë gjatë kohës në Londër, është në një lidhje me Trump që prej vitit 2024. Por sipas saj, financat nuk kanë qenë kurrë arsyeja e marrëdhënies.

Në intervistën për kanalin “Just Riadh”, ajo tha: “Nuk e takoj për para. Kam paratë e mia. Vitin e parë fluturoja çdo dy javë në Spanjë dhe i paguaja vetë të gjitha biletat. Nuk dua të duket sikur e përdor.”

Ajo shtoi se udhëtimi surprizë për ditëlindjen e Pepes kushtoi rreth 30 mijë dollarë dhe ai nuk e dinte destinacionin deri në momentin e nisjes.

Megjithëse dhurata luksoze ka bërë bujë, Pepe nuk ka mbetur pas. Ylli i Bregut të Fildishtë i ka dhuruar asaj edhe një portofol Goyard me vlerë 1,800 paund për Shën Valentinin.

Lidhja e çiftit u konfirmua publikisht në dhjetor, kur Teanna ndau një foto nga darka romantike. Trump, e cila nisi karrierën në industrinë e pornografisë në vitin 2014, thotë se nuk ka punuar për faqet e filmave për të rritur që prej vitit 2020, duke u fokusuar tani në përmbajtjen e saj në OnlyFans.

Pepe aktualisht luan për Villarrealin në Spanjë, pasi është larguar nga Arsenal dhe Trabzonspor. Ai ka dy fëmijë nga lidhja e mëparshme me influenceren franceze Fanny B. Në 112 ndeshje me Arsenal, sulmuesi shënoi 27 gola dhe shpesh është cilësuar si blerje e dështuar e klubit londinez.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta