Kalon për gjykim çështja e Ervis Berberit dhe të pandehurve të tjerë të dyshuar për abuzime me tenderat e ARRSH.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Berberi akuzohet për korrupsion, pastrim produktesh dhe shkelje e barazisë në tendera. Ndërsa Valter Begaj, akuzohet për korrupsion aktiv, mashtrim me pasoja dhe pastrim parash. Ndaj Gentian Gjylit rendojnë akuzat për shkelje e barazisë dy herë në bashkëpunim, ndërsa për Erald Elezin, shkelje e barazisë dy herë në bashkëpunim.
Sakaq mësohet se edhe të pandehurit e tjerë kanë kaluar në gjykim.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 02.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes nr. 214/1, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentian Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Adja Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Vabona Pepa, Person Juridik “Net Group” shpk, Personi juridik “DAAM” shpk”.
Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohen edhe kërkesat e të pandehurve:
1.Evis Berberi, 2.Ervis Lami, 3.Brunilda Buli, 4.Gentian Gjyli, 5.Genti Raça, 6.Erald Elezi, 7.Artan Leskoviku, 8.Altin Marko, 9.Orjon Islamaj, 10.Adrian Kroi, 11.Bledar Aliaj, 12.Blerta Musabelli, 13.Kamelia Tafaj, 14.Adela Kica, 15.Denis Xhoxhi, 16.Ajda Stazimiri, 17.Gëzim Noni, 18.Shkëlqim Lusha, 19.Ela Goxhaj, 20.Jetmira Dervishi, 21.Valbona Pepa, për gjykim të shkurtuar.
Top Channel