Vllaznia në rënie të lirë, kuqeblutë munden nga Elbasani, “tigrat” rimarrin kreun
08/12/2025 21:00
AF Elbasani ka fituar supersfidën e javës së 15-të të Superiores, duke mundur 1-0 Vllazninë.
Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” ishte tepër e luftuar, ku ‘plasën’ kartonët. Madje në minutën e 27’, Gjini u ndëshkua me të dytin e verdhë duke i lënë shkodranët me 10 lojtarë.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 48’ nga Baise Tsague, duke i dhënë “tigrave” tre pikë tepër të rëndësishme.
Kështu, Elbasani rikthehet në vendin e parë të renditjes me 29 pikë, ndërsa Vllaznia bie në vendin e katërt me 25 pikë.
REZULTATI:
AF Elbasani 1-0 Vllaznia
Baise Tsague 48’
Top Channel