Falë telefonatave të Allegrit, kuqezinjtë arritën të ndryshonin, deri sa kthyen ndeshjen në favor të tyre
Milani ka marrë një fitore të çmendur me përmbysje në transfertë, duke mundur 2-3 Torinon.
Sfida e fundit e javës së 14-të të Serie A nisi në mënyrën më të mirë për ekipin granata, i cili kaloi në avantazhqë në minutën e 10’ me anë të Vlasic me anë të një penalltie dhe pas 7 minutash, Zapata dyfishoi shifrat.
Gjithsesi, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 24’, Rabiot realizoi një supergol nga distanca për të rihapur sfidën.
Gjithçka ndryshoi në minutën e 66’, kur Pulisic u fut në lojë. Pas një minute, amerikani rivendosi baraspeshën dhe në minutën e 77’, ishte po ai që realizoi dhe golin e përmbysjes së madhe.
Me këtë fitore, Milani ngjitet sërish në vendin e parë me 31 pikë, po aq sa Napoli dhe një më shumë se Interi.
REZULTATI:
Torino 2-3 Milan
Vlasic 10’ (P), Zapata 17’ / Rabiot 24’, Pulisic 67’, 77’
Top Channel