Analiza/ Trump sulmon Evropën, Ursula von der Leyen hesht përballë kritikave të ashpra Sot përkujtohet Dita e Lëvizjes Studentore të vitit 1990, një nga momentet më të rëndësishme dhe më historike të rrugës së Shqipërisë drejt pluralizmit politik.
Në këtë ditë, figura e Azem Hajdarit dhe roli i tij udhëheqës rikthehen sërish në qendër të vëmendjes, ndërsa familjarë, politikanë, mes tyre Sali Berisha nderuan kontributin e atyre që sfiduan sistemin e asokohe.
Djali i Azem Hajdarit foli për figurën e babait të tij dhe mënyrën se si ai mori lidershipin e lëvizjes studentore. Ai e përshkroi të atin si një njeri të dashur me fëmijët dhe një politikan i zoti, që nuk kishte frikë nga asgjë.
“Gjyshi im, duke qenë se ishte pasojë e kohës, mendonte të pamundur që djali i vet të vinte në Tiranë dhe të hidhte poshtë sistemin më agresiv që ka njohur Ballkani. Thoshte: ‘Lëri këto ëndrra, se është e vështirë për këtë gjë’. Azemi nuk mendonte sot për sot, ishte një njeri që mendonte afatgjatë, nuk e kishte konceptin e frikës. Kështu, Azemi u nis për në Tiranë, duke dalë para plumbave dhe duke rrezikuar jetën e tij. Ditën që studentët u konfuzuan, pasi situata ishte impulsive dhe ata nuk dinin ku të drejtoheshin, babai im hipi një shkallë më lart dhe la garant dy fëmijët e vet. ‘Nëse ju kam tradhtuar juve, i bie që tradhtoj fëmijët e mi’. Në atë moment ai mori lidershipin, duke ngarkuar mbi supet e tij shumë përgjegjësi. Nga ana akademike i duhej shumë më tepër punë për të drejtuar këtë lëvizje. Ishte një baba shumë i dashur.
Azemi ishte sportist i mundjes, një person politik që, pavarësisht situatave, gjente kohë të luante me vëllain tim. Aq shumë luanin, sa nëna ulte automatin e dritave. Dua të them që të rinjtë sot s’kanë as më pak e as më shumë seç kishte Azem Hajdari. Për ata që thonë se vota e tyre nuk sjell ndryshim: nga një person bëhen dy, nga dy bëhen tre e kështu me radhë. Kujtoj në këtë ditë heronjtë e asaj kohe, mes tyre edhe babain tim,” u shpreh djali i Azem Hajdarit.
Top Channel