“Gjenerata Z shpresa e vetme për Shqipërinë”/ Berisha: Kanë bërë historinë e lirisë në botë, do të përmbushin edhe këtu misionin e ’90

08/12/2025 12:03

Teksa sot përkujtohet Lëvizja Studentore e 8 dhetorit 1990, kreu i demokratëve Sali Berisha, u shpreh se Gjenerata Z do të vijojë misionin e të rinjve.

Ai u shpreh se shpresa e vetme, të asaj që e quan narko-diktatura, janë të rinjtë, teksa nuk nguroi të bëjë një krahasim me Nepalin dhe Bangladeshin.

“Sot përsëri në këtë udhëkryq të rrezikshëm që është Shqipëria, shpresa e vetme për të përmbysur narko regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare, është gjenerata Z e saj. Është kjo gjeneratë që ka bërë këto dy vite historinë e lirisë në botë, në Bangladesh, Nepal dhe vende të tjera, ka përmbysur diktaturën autoritare.

Unë kam besim se gjenerata Z e të rinjve shqiptarë, trashëgimtarë të idealeve të rinisë studentore të ’90 do të përmbushë misionin e saj”, u shpreh Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta