Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi
Jamie Carragher ka kritikuar ashpër Mohamed Salah pas komenteve të forta të egjiptianit ndaj trajnerit të Liverpoolit, Arne Slot.
Sulmuesi, i cili është lënë në stol për të tretën ndeshje radhazi në Premier League, shprehu hapur pakënaqësinë e tij, deklarata që kanë shkaktuar debat të madh në Angli.
Carragher, një prej legjendave më të mëdha të klubit, u shpreh se Salah po harron disa të vërteta të rëndësishme. “Nuk ishe ndonjë ‘yll’ i madh para se të vije te Liverpooli dhe nuk ke fituar asgjë me Egjiptin,” tha ai, duke nënkuptuar se sukseset e sulmuesit janë arritur falë punës kolektive.
Ai shtoi se çdo lojtar, pavarësisht nivelit, ka nevojë për mbështetjen e shokëve të skuadrës, trajnerit dhe tifozëve: “Pavarësisht se sa i mirë je, nuk bën asgjë vetëm. Duhet t’i kujtojë vetes këtë. Me Salah gjithçka është ‘unë, unë, unë’.”
Carragher vlerësoi se sjellja e sulmuesit pas ndeshjes ishte e papranueshme: “Ajo që bëri ishte e turpshme. Mendoj se ndalimi i tij në zonën e mikse ishte i planifikuar me agjentin për të krijuar dëmin dhe presionin maksimal.”
Deklaratat e Carragher kanë tensionuar edhe më shumë situatën rreth Salah, i cili shihet si një nga figurat kyçe të Liverpool-it, por aktualisht përballet me minuta të pakta dhe një marrëdhënie të ftohur me trajnerin Slot. Situata pritet të përshkallëzohet në ditët e ardhshme, ndërsa tifozët ndjekin me shqetësim këtë përplasje të hapur mes ikonës së tyre dhe klubit.
Top Channel