Dita Kombëtare e Rinisë, Spiropali: Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE

08/12/2025 11:02

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë.

Ajo tha se kjo ditë simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi.

“Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit europian, por njëkohësisht e ndarë gjatë e dhunshëm prej kësaj përkatësie.

Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE, ku të rinjtë e Shqipërisë kërkohet më shumë se kurrë të jenë pjesëmarrës, këmbëngulës, kontribues për Shqipërinë demokratike, meritokratike, të hapur, konkurruese, inovative, me drejtësi e mundësi për të gjithë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta