Dinamo vijon me ecurinë pozitive, “Nëndetësja” mund me tre gola flamurtarin dhe shfaqet si hije në garën për titull
08/12/2025 20:56
Dinamo ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme, duke mundur 0-3 Flamurtarin në javën e 15-të të Superiores.
Takimi i luajtur në Vlorë foli vetëm për të besuarit e Ilir Dajës, të cilët kaluan në avantazh me Lorenco Vilën në minutën e 29’.
Goli i dytë erdhi nga Qefalija në minutën e 78’ dhe tre minuta nga fundi, ishte Aniekan James i cili shënoi dhe golin e tretë.
Me këtë fitore, Dinamo parakalon Vllazninë dhe ngjitet në vendin e tretë me 26 pikë, tre më pak se Elbasani kryesues. Nga ana tjetër, Flamurtari ende nuk po del dot nga vendi i parafundit, ku numëron vetëm 13 pikë.
REZULTATI:
Flamurtari 0-3 Dinamo
Vila 29’, Qefalija 78’, Aniekan James 87’
Top Channel