Fundjava kanadeze nuk ishte shumë pozitive për Lara Colturin. Skiatorja kuqezi në ditën e dytë në garën e Slalomit Gjigant në Tremblant të Kanadasë nuk shkoi më shumë se vendi i 15, një rezultat ky që gjithsesi është më i mirë se ai i së shtunës.

Megjithatë vlen të theksohet se pista e Tremblantin nuk i përshtatet karakteristikave të 19 vjecares, kështu që ishte e pritshme që ajo të mos ishte në podium

Në zbritjen e parë, Lara Colturi u rendit në vendin e 11 me kohën 1 minutë 8 sekonda e 78 të qintat, një paraqitje e mirë kjo për të në këtë pistë, ndërsa në zbritjen e dytë ajo u rendit në vendin e 15 me kohën 1 minutë 6 sekonda e 67 të qintat për një kohë totale prej 2 minuta 15 sekonda dhe 45 të qintat për t’u renditur përfundimisht në vendin e 15, një pozicion që i dha asaj edhe 16 pikë të tjera.

Gjithsesi në renditjen e përgjithshme, Lara Colturi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 302 pikë, pas Mikaela Shiffrin që kryeson me 458 pikë, ndërkohë që në vendin e tretë është Alice Robinson me 292 pikë, vetëm 10 pikë më pak se Lara Colturi jonë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta