Shaqiri shënon dhe i jep fitoren Baselit duke e mbajtur në garë për titullin
07/12/2025 17:17
Ylli shqiptar i Kosovës e ka nisur nga minuta e parë si gjithmonë duelin ku Baseli fitoi me rezultat 1-2 në transfertë.
Ishte minuta e 29-të e ndeshjes, ku Shaqiri mori një top në zonë dhe me një gjuajtje të saktë realizoi për 0-1.
Kapiteni i Baselit fitoi penallti në minutën e 65-të, por ia la ta ekzekutonte Otele, i cili dështoi nga pika e bardhë. Gjithsesi Baseli fitoi në fund për të vazhduar garën për titullin kampion. Për Shaqirin ky ishte goli i gjashtë sezonal, ndërsa ka edhe tetë asistime.

Top Channel