Renditja/ Kryeqyteti u ‘ngjyros’ i kuq, Partizani afrohet me “Final 4”, Tirana drejt të Parës. Situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 15-të

07/12/2025 20:19

Vëmendja kryesore e javës së 15-të ishte padyshim te derbi Tirana-Partizani, ku në fund ishin “Demat” ata që triumfuan 0-2.

Me këto tre pikë, të kuqtë shkuan në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë, vetëm 3 më pak se Teuta që ndodhet në vendin e katërt.

Kjo e fundit u ndal në një barazim 1-1 nga Bylisi në transfertë, me ballshiotët që vijojnë të qëndrojnë në vendin e 8-të që të dërgon në “play out”.

Ajo që bie në sy është performanca e dobët e Tiranës, me bardheblutë që vijojnë të qëndrojnë në vendin e fundit me vetëm 7 pikë pas 15 javësh, duke rrezikuar akoma dhe më shumë rënien nga kategoria.

Të hënën do të luhen dhe tre takimet e tjera, ku vëmendja do të jetë te supersfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

REZULTATET:

E Diel (07.12.2025)

Bylis 1-1 Teuta

Tirana 0-2 Partizani

E Hënë (08.12.2025)

Egnatia – Vora 16:00

AF Elbasani – Vllaznia 19:00

Flamurtari – Dinamo 19:00

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta