Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit
Kreu i forcave të armatosura izraelite, gjeneralmajori Eyal Zamir, tha sot se vija e verdhë në Rripin e Gazës është “kufiri i ri” me Izraelin, sipas një deklarate të ushtrisë.
Duke folur në Rripin e Gazës para rezervistëve, Zamir tha se “vija e verdhë përbën një kufi të ri, një vijë të avancuar mbrojtjeje për pozicionet izraelite dhe një vijë sulmi”, sipas deklaratës.
“Ne nuk do të lejojmë që Hamasi të riorganizohet. Ne kontrollojmë pjesë të mëdha të Rripit të Gazës dhe mbajmë linja strategjike”, shtoi ai.
Trupat izraelite janë planifikuar, sipas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, të tërhiqen gradualisht nga Rripi i Gazës, pas një tërheqjeje fillestare brenda territorit të formuar nga vija e verdhë, e cila pasoi fillimin e armëpushimit më 10 tetor.
Zamir theksoi gjithashtu se Izraeli po pret kthimin e pengut të fundit të vdekur.
“Shumica dërrmuese e pengjeve tona janë kthyer, por misioni ynë nuk do të jetë i plotë derisa të kthehet pengu i fundit, rreshteri Ran Gwili”, tha ai.
Top Channel