Napoli-Juventus, hidhen gurë mbi autobusin bardhezi, Chiellini: Jemi mësuar edhe me episode më të rënda se kjo
Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen kryesore të javës së 14-të në Serie A, duke rimarrë kreun e renditjes pas kalimit të përkohshëm nga Interi.
Derbi i madh u shndërrua në një mbrëmje të paharrueshme për Hojlund-in, i cili ishte protagonisti absolut i Napolit.
Sulmuesi danez zhbllokoi sfidën në minutën e 7-të pas një asistimi nga Neres, ndërsa në të 78-ën vulosi fitoren me një goditje të saktë me kokë, në një aksion ku topi i erdhi pas devijimit të paqëllimshëm të McKennie-t.
Juventusi reagoi vetëm në pjesën e dytë, kur Yildiz realizoi në minutën e 59-të me gjuajtjen e parë në kuadrat të bardhezinjve.
Fitorja i jep Contes suksesin e parë në karrierë përballë Spallettit, ndërsa Napoli e mbyll vitin 2025 i pamposhtur në “Diego Armando Maradona”.
Top Channel