Jose Mourinho nuk zhgënjen asnjëherë në daljet e tij në media. Këtë radhë, trajneri portugez foli pas ndeshjes derbi në kampionatin portugez mes Benfica dhe Sporting Lisbonë e mbyllur me barazimin 1-1 me portugezin që kishte diçka për të thënë pas kësaj sfide.

‘Kam luajtur ndoshta 100 apo 200 derbi. Në Angli kishte një ndeshje derbi cdo javë, me Interin kam luajtur derbi ashtu sikurse në Madrid-tha Mourinho-arbitri ka bërë pak gabime, por jo gabime vendimtare. Bëra shaka me të dhe i thashë që mund të dalë në rrugë se askush nuk do ta shqetësojë. Është një futbollist i Sporting që është i paprekshëm. Komandon lojën, bën faullat që do dhhe e mbylli ndeshjen edhe këtë radhë pa asnjë karton të verdhë..’

Në mesjavë, Benfica do të luajë ndaj Napolit në Ligën e Kampioneve dhe trajneri Mourinho foli edhe për këtë temë.

‘Edhe Napoli është një skuadër e vështirë, me një trajner që e njoh mirë dhe që i përgatit shumë mirë skuadrat e tij-tha Mourinho-do të jetë e vështirë për në, nëse barazimi në derbi do të ketë një impakt, do të jetë ai i pozitivitetit’. 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta