Formula 1 përgatit “Planin B”, sezoni mund të kurorëzohet në Europë nëse anulohen garat në Katar dhe Abu Dhabi
Max Verstappen regjistron një rezultat të jashtëzakonshëm në provat kualifikuese të Cmimit të Madh të Abu Dhabi, ndalesa e fundit e Botërorit të Formula 1.
Piloti holandez fitoi pole position në pistën e Yas Marina duke e përshkuar atë me kohën 1 minutë 22 sekonda e 207 të mijtat. Përkrah holandezit në vijën e parë të startit do të jetë pikërisht lideri i kampionatit Lando Norris me McLaren që u rendit në vendin e dytë me 201 të mijtat më shumë se Verstappen, që do të thotë se starti i garës të kësaj të diele do të jetë vërtet i flaktë duke qenë se aty do të jepet verdikti për pilotin kampion bote të Formula 1 për këtë vit.
Në vendin e tretë u rendit piloti tjetër i McLaren, Oscar Piastri që në vijën e dytë do të ketë përkrah George Russell me Mercedes.
Në vijën e tretë të startit është piloti i Ferrarit, Charles Leclerc që u rendit në vendin e pestë i ndjekur nga spanjolli Fernando Alonso me Aston Martin në të gjashtin. Dhjetëshja e parë e provave kualifikuese plotësohet nga Bortoleto, Ocon, Isack Hadjar dhe Tsunoda. Përsëri zhgënjeu Lewis Hamilton që edhe këtë radhë nuk ia doli të kualifikohet për në sesionin e fundit të provave kualifikuese dhe garën do ta nisë nga vendi i 16.
Top Channel