Plas tek Liverpool, Salah: Mardhënia ime me Slot është shkatërruar, do të rinovoja, por nuk mendoj më kështu…
Në futboll shpesh dëgjohen histori të çuditshme, por ajo që ndodhi para gjysmëfinales së Superkupës së Indisë mes Goa-s dhe Mumbai-t i kalon kufijtë e imagjinatës.
Iker Guarrotxena, veteran spanjoll i njohur për aventurat e tij me UD Logroñés, Murcian dhe Tenerifen, u përjashtua me karton të kuq para se të zbriste në fushë dhe arsyeja është thjesht surreale: ai kishte veshur mbathje blu, ngjyrë që nuk lejohej nga rregullorja.
Gjatë kontrollit rutinë para ndeshjes, arbitri Pratik Mondal vuri re parregullsinë dhe i kërkoi lojtarit të ndërronte menjëherë të brendshmet. Ajo që pritej të ishte një ndryshim i thjeshtë garderobe u kthye në debat verbal. Sipas dëshmitarëve, arbitri interpretoi përgjigjen e Guarrotxenës si refuzim dhe, pa hezitim, nxori kartonin e kuq direkt. Sulmuesi reagoi keq dhe u largua mes habisë së të gjithëve.
Trajneri i Goa-s, Manolo Marquez, mbeti i shokuar: “E pashë arbitrin t’i kërkonte të ndërrohej dhe mendova se çështja mbaroi aty. Dy minuta më vonë më njoftuan se ishte përjashtuar. Të japësh karton të kuq për diçka të tillë është e tepruar, por nuk kemi çfarë bëjmë”.
Fatmirësisht për Goa-n, përjashtimi ndodhi përpara fillimit, kështu që skuadra pati të drejtë ta zëvendësonte Guarrotxenën me Javier Siverio, duke ruajtur formacionin me 11 lojtarë. Ndeshja përfundoi 2-1 për Goa-n, që siguroi finalen ndaj East Bengal. Por për Guarrotxenën, që sot feston 33-vjetorin, episodi mbetet një “dhuratë” e hidhur dhe një nga përjashtimet më të pazakonta të botës së futbollit.
Top Channel