Një grup i vështirë ku do të jetë shumë e rëndësisshme që të niset mirë që në ndeshjen me Marokun. Carlo Ancelotti i shikon pak me shqetësim skuadrat kundërshtare që Brazili do të ketë në Botërorin 2026.

Carlo Ancelotti i shikon pak me shqetësim skuadrat kundërshtare që Brazili do të ketë në Botërorin 2026. Në fazën e grupeve, 5 herë kampionët e botës do të përballen me Marokun, Skocinë dhe Haitin.

‘Maroku bëri shumë mirë në botërorin e fundit, në Katar 2022 ku arriti deri në gjysmëfinale, ndërsa Brazili u eliminua në cerekfinale-theksoi Carlo Ancelotti për kanalin brazilian Sportv-Skocia ka një skuadër shumë të fortë. Do të jetë shumë e vështirë. Duhet të renditemi të parët në grup. Sidomos duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen e parë që do të jetë shumë e rëndësishme për të menduar fitoren e të 3  ndeshjeve. Sfida e parë ndaj Marokut do të jetë më e vështira, pastaj vijnë dy ndeshjet e tjera, duhet të kemi besim’

Në muajin mars, Brazili do të luajë dy ndeshje miqësore me Francën dhe Kroacinë në SHBA, ndërkohë që përsa i përket Neymar dhe kthimit të tij në kombëtare, pas 2 vitesh, Ancelotti dha shpresë duke shpjeguar se do të zgjedhë skuadrën e tij në muajin maj

 ‘Nëse Neymar meriton të jetë në Botëror, nëse është në formë më të mirë se cdokush tjetër, do të luajë-tha Ancelotti-nuk i detyrohem asgjë askujt’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta