Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi, më i miri në Kroaci
06/12/2025 21:46
Sulmuesi Arbër Hoxha është kthyer në vendimtar te skuadra e Dinamo Zagreb.
Në ndeshjen e sotme kundër Hajduk Split, e cila përkon me derbin e Kroacisë, goli i Hoxhës në minutën e 102 i dha barazimin dhe mbrojtjen e kreut Dinamos pas 16 javësh.
Në fillim të ndeshjes, anësorit shqiptar iu dorëzua çmimi prestigjioz “Lojtari i Muajt” nëntor në kampionatin kroat. Për Arbër Hoxhën, ky është trofeu i tretë radhazi individual, pasi e ka fituar më herët në shtator dhe tetor.

Pas ndeshjes me Hajdukun, bomberi kuqezi ka reaguar në “Instagram”. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj në derbin e sotëm”, shkruan Hoxha.
Top Channel