Britania do i paguajë Maqedonisë së Veriut për çdo emigrantë të paligjshëm që vendi ballkanik do pranojë, sipas The Times të Londrës, në bazë të një plani që kryeministri Sir Keir Starmer shpreson se do ndihmojë në frenimin e kalimeve me gomone në La Mansh drejt brigjeve angleze.
Nëse kjo marrëveshje formalizohet, emigrantët do të deportohen në Shkup nga Londra, dhe do u ofrohet atje shansi të kërkojnë azil në Maqedoninë e e Veriut, por nuk do të mbahen të mbyllur dhe ndaluar në qendrat e rikthimit apo do kenë kufizime në lëvizjet e tyre, duke i lënë të lirë të largohen nga Maqedonia e Veriut, nëse do të dëshironin.
Ata do inkurajohen të kërkojnë azil dhe të marrin viza pune në sektorë të ekonomisë maqedonase që ka më shumë mungesa, si në ndërtim. Sipas Dr Andi Hoxhaj, ekspert i çështjeve të Ballkanit ne King’s College të Londrës, këto qendra rikthimi janë një opsion tërheqës për të dyja vendet.
Britania, sipas The Times, do i ofrojë Maqedonisë së Veriut edhe garanci sigurie në betejën e sa për të kundërshtuar kërcënimet ruse. Sakaq, edhe Kosova është në bisedime me Britaninë për këto qendra, pasi më parë ka pranuar emigrantë ilegal nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar ne Londër ,se Kosova ka” kapacitete të kufizuara”.
Faktikisht, Shqipëria ka qenë ndër vendet e para të kontaktuara nga britanikët,për një marrëveshje të tillë të cilën kryeministri Rama nuk e pranoj gjatë vizitës së fundit të Starmer në Tiranë. Koha do tregojë nëse Maqedonia e Veriut do përfitojë financiarisht, por edhe në trajtimin preferencial për qytetarët e saj për vizat britanike dhe qëndrimin e tyre në Britani, që potencialisht dhe hipotetikisht e humbi Shqipëria nga një marrëveshje e tillë me Britaninë, apo nëse Shqipëria ka pasur të drejtë që nuk e pranoj një marrëveshje të këtillë.
Top Channel