Beteja për titullin në Formula 1, drejtuesi i McLaren: Gati për të dhënë urdhra skuadre për të fituar…
Ulet sipari mbi një nga ciftet më ikonike dhe të dashura në sportin botëror. Pas 9 vitesh martesë, Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanovic i japin fund zyrtarisht historisë së tyre të dashurisë.
Ajo që dukej si një përrallë modern u shemb në heshtje për shkak të impenjimeve divergjente dhe një ekuilibri familijar që u bë i pamundur për ta mbajtur. Lajmi për ndarjen përfundimtare të Ana Ivanovic dhe Bastian Schweinsteiger vjen nga Gjermania.
Sipas të përditshmes ‘Bild’ ish kampionia e tenisit, tashmë në moshën 38 vjecare, ndërmori hapin vendimtar duke kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj.
Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanovic u njohën në vitin 2014 dhe 2 vjet më vonë ata lidhën kurorë. Cifti kanë 3 fëmijë së bashku, Luka 7 vjec, Leon 6 dhe Teo 2 vjec. Martesa e tyre hyri në krizë për shkak të stilit të ndryshëm të jetesës me Schweinsteiger që tani është komentator teksa gjithë kohës udhëton për punë duke bërë Bullgarinë vendin ku banon, ndërsa Ivanovic kalonte kohën me fëmijët në vendlindjen e saj, Serbi.
Top Channel