Nedim Bajramit i kthehet buzëqeshja te Glasgoë Rangers. Mesfushori me tipare sulmuese i kombëtares shqiptare përjetoi një periudhë ‘të errët’ me Russell Martin në stol që e la jashtë skuadrë për Europa League ndërkohë që në të shumtën e kohës në kampionat ndeshjet i ka nisur nga stoli.

Por me ardhjen e Rohl në pankinë në vend të Martin, gjërat kanë ndryshuar për futbollistin 26 vjecar shqiptar. Bajrami  të shtunën u aktivizua në sfidën me Falkirk e mbyllur 0-0, ndërsa të mërkurën ishte në fushën e lojës ndaj skuadrës së Dundee, ku me  aë të një penalltie shënoi golin që barazoi shifrat 2-2 për Rangers në castet e fundit.

‘E kaluara është e kaluar-tha Bajrami pas ndeshjes-u ktheva dhe jam i lumtur që ndihmoj skuadrën me paraqitjen time. Kam folur me Rohl në fillim kur ai erdhi, biseduam. Unë isha me kombëtaren, mendoj se luajta mirë ndaj Anglisë, u ktheva dhe pata shansin tim. I lumtur që u ktheva, ky është futbolli. Përpara 3 muajsh isha larg, tani u ktheva’

Bajrami shtoi se gjithnjë ka qenë i fokusuar te Rangers dhe se është e nevojshme për një lojtar të jetë i fortë në aspektin psikologjik

‘Gjithnjë kam qenë i fokusuar te Rangers dhe futbolli është i tillë ndonjëherë, duhet të jesh i fortë psikologjikisht-shtoi Bajrami-mendoj se unë isha mjaft i fortë për të menaxhuar këtë situatë. Sigurisht nuk ishte dicka e mirë për mua të shihja se pasi stërvitesha për një javë të tërë dhe nuk isha në skuadër, por gjithnjë jam stërvitur mirë. Jap maksimumin për klubin dhe tani jamiI lumtur që u ktheva dhe ndihmoj skuadrën’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta