“Koha punon për Salianjin, Berisha nuk prodhon më ide”, Dash Sula: Shkuam nga Bode që ka mbaruar në Sorbonë te…

05/12/2025 12:40

Dashnor Sula, ish deputeti i PD-së, ishte i ftuar në “Breaking” në Top News, ku komentoi së fundmi lëvizjen e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmeti me demokratët.

Ai u shpreh se koha po punon për Ervin Salianjin, ndërsa për kreun e PD-së, Sali Berisha, u shpreh se nuk prodhon më ide.

Në lidhje me deputetët e PD ai tha “imagjino ku është katandisur partia, nga Ridvan Bode që ka mbaruar në Francë, te Flamur Noka që me zor ka mbaruar fakultetin”.

“Ridvan Bode ka mbaruar në Francë, kurse Flamur Noka me zor ka mbaruar fakultetin. Imagjino ku ka katandisur Partia Demokratike. Çfarë pret na kjo opozitë. Çfarë flitet te foltorja e Salianjit. Unë e kam mbyllur aty, unë e di si do jetë fundi.

Unë i përgëzoj, i inkurajoj Salinjin, bravo i qoftë, por unë nuk kam pasur atë mbështetje, Salianji ka qenë në burg dhe nuk ka peshën e fajeve të 11 Majit, por isha i vetëm që luftova për Kodin Zgjedhor.

Aty filloi rënia totale. Te Salianji shikon të rinj, njerëz që japin problematikat, prodhojnë ide, po te Berisha çfarë sheh?

Salianji ka gjysmë shekulli me Berishën, koha punon për Salianjin, s’punon për Berishën. Zoti t’i japë jetë, por Berisha nuk prodhon më ide Nuk ka çfarë të japë.

Sali Berisha është minorancë te demokratët. Mblidhet Kryesia vetëm me njerëzit e tyre. Pse filloi analiza sapo u pi kafja? Pse s’u bë më përpara por filloi tani festa? Çfarë ka bërë Sali Berisha për 32 vite?

Ka vendosur interesin e PD përpara vetes së tij vetëm në 2005. Në 2005, edhe unë jam prurje. S’ka fituar më Sali Bersha”, tha Sula teksa në vijim të fjalës së tij duke komentuar “gjynahet” e Berishës, u ndal dhe te protestat e organizuara nga të djathtët dhe të majtët dhe qëndrimin që qeveritarët e kohëve kanë pasur.

“Rama ka hedhur gazlotjsellës, por s’ka vrarë njerëz. Më 21 Janar u vranë katër persona”, tha ish-deputeti ndër të tjera.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta