Sarri: “Ishte një fitore e rëndësishme, të shtunën e pashë ekipin të turpëruar dhe të poshtëruar…
Një incident i papritur ndodhi në finalen e ndeshjes Juve – Santos, duke shkaktuar dëmtimin e Ze Ivaldos.
Një incident i papritur u regjistrua në finalen e ndeshjes Juve – Santos për raundin e 37-të të Serie A braziliane, ku ekipi mik, me një trigolësh të Neymar, arriti të fitojë me shifrat 3-0 dhe bënë një hap vendimtar drejt qëndrimit në divizion.
Në fundin e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Alfred Giaconi”, një tifoz i ri u gjet në fushë duke u përpjekur ta shihte nga afër idhullin e tij, Neymar, dhe të bënte një foto me të, por ndërsa iu afrua lojtarëve të Santos që po shkonin në dhomat e zhveshjes, u vu re nga sigurimi. I riu u përpoq t’i shmangte, por me lëvizjen e papritur që bëri, ra mbi Ze Ivaldon, lojtari i ekipit mik, i cili jo vetëm humbi ekuilibrin, por ra keq edhe mbi stolin e ekipit të tij!
Anëtarët e ekipit mjekësor arritën menjëherë tek ai, ndërsa klubi, pas pak, postoi një foto të tij, duke theksuar “Gjithçka është në rregull me Ze Ivaldon”.
Top Channel