“Ti bën show për Reels në rrjetet sociale”, Shehaj i përgjigjet Bidos: Je deputet i ri, por…

04/12/2025 13:52

Deputeti socialist Ardit Bido është përplasur sot ne kreun e partisë Mundësia Agron Shehaj.

Bido e akuzoi Shehajn se po bën spektakël për ‘reels’ e radhës në rrjete sociale duke përdorur Foltoren e Kuvendit, ndërkohë që Shehaj e ironizoi duke i thënë se është i ri në parlament.

“Hera e disatë që në këtë sallë përsëritet, merret fjala për një çështje, tirret dhe diskutohet për të tjera në tentativë për të kapur reels e radhës, shown dhe përdorur foltore si të ishte një hapësirë e konferencave për shtyp. Unë besoj se ju takon ju në të gjitha kompetencat që jep rregullorja që ta ndaloni këtë fenomen. Është fyese për deputetët që presin të marrin fjalën për një çështje të caktuar edhe akoma më shumë të atyre që çështjen jashtë rendit të ditë s’presin të mbyllen të gjitha pikat për të folur. Ky fenomen i shëmtuar që e kthen këtë sallë nga një sallë e debatit dhe ideve në një sallë fyerjesh vetëm që të dalë dhe të shfaqemi në rrjete sociale për të treguar sa të mirë jemi, si treguam disa fotografi nuk kanë vend në këtë sallë të nderuar. Dëgjuam parafolësin që e bëri sërish për herë të disatë këtë gjë, duke folur si “virgjëri politike” a thua se nuk vjen nga një forcë politike që mbaj mend kur isha gazetar, mbante në punë duke paguar jo me pezullimin që është proces i përcaktuar në ligj për nëpunësit civil një nëndrejtor të një institucioni dhe e paguante  ndërkohë që rrinte në shtëpi e s’bëntë asnjë punë, jo të pezulluar. Ky moral nuk mundet të bëhet zoti Shehaj duke u bazuar në një pengmarrje të sallës së kuvendit për shfaqje”, tha Bido.

“Meqë je deputet i ri, shyqyr që ka deputetë të rinj, por silluni si të rinj. Ç’a thashë unë që nuk është e vërtetë. Pse shqetësoheni ju se Balluku është e pandehur? Pse shqetësoheni se Veliaj ka thuajse 1 vit në burg dhe qeveris nga burgu. E nisa fjalimin duke thënë se kemi dy standarde. Për ty është normale që një ministre vjedh 50 mln euro”, iu përgjigj Bido.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta