Botërori 2026 është caktuar të mbahet në 3 shtete, por SHBA ka pjesën e luanit përsa i përket organizimit. Në shortin që do të hidhet pikërisht në JFK Centre të Washington do të ketë një paradë të vërtetë të yjeve të sportit amerikan, por jo vetëm.

Në fakt ai që do të drejtojë shortin do të jetë legjenda e Manchester United dhe përfaqësueses angleze, Rio Ferdinand, ndërkohë që vëmendjen më të madhe e ka pikërisht lista e të ftuarve të nderit në këtë mbrëmje të FIFA. Ata që do të asistojnë në hedhjen e shortit do të jenë legjenda e NFL, Tom Braddy, kampioni i madh i NBA, Shaquille O’Neal, ylli i hokejit në akull, Wayne Gretzky dhe rekordmeni i sportit të baseball, Aaron Judge.

Në tapetin e kuq, do të jetë një tjetër yll i sporteve amerikane që do të jetë në rolin e prezantuest dhe bëhet fjalë për ish quarterback legjendar të NeW York Giants, Eli Manning.

‘Futbolli bashkon dhe mezi pres që kjo të ndodhë vitin e ardhshëm në Amerikën e Veriut-tha Gretzky. ‘E ndjek futbollin-tha Judge- dhe duke qenë se finalja do të luhet në New Jersey, mezi pres të zbulojë tabelën e skuadrave që do të garojnë për Kupën e Botës në shtëpinë tonë’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta