Italia do të kthehet të luajë në Bergamo, 6 muaj pas fitores 5-0 që skuadra e Të Kaltërve arriti ndaj Estonisë në kualifikuese,ndeshje që regjistroi edhe debutimin e Ivan Gennaro Gattuso në stolin e 4 herë kampionëve të botës.

Në 26 mars, Italia do të përballet me Irlandën e Veriut në fazën e playoffit për Botërorin e vitit të ardhshëm dhe do të jetë impianti bergamask ai që do të presë Gattuson dhe futbollistet e tij. Për më tepër, stadiumi i Bergamos duket se i sjell fat skuadrës së Të Kaltërve të cilët në 4 ndeshjet e zhvilluara këtu nuk kanë humbur asnjë dhe bilanci flet për 2 fitore dhe 2 barazime.

Përvec suksesit me Estoninë në këtë stadium Italia ka fituar edhe me Maltën në vitin 1987, ndërsa dy barazimet që të dyja me të njëjtin rezultat 1-1, janë shënuar në ndeshjen miqësore me Turqinë në 2006 dhe atë për Nations League ndaj Holandës.

Përsa iu përket ndeshjeve direkte, në 26 mars Italia do të luajë sfidën e 12 me Irlandën e Veriut. Në 11 ndeshjet e para, bilanci flet për 7 fitore të Italisë, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje, ajo e 15 janarit të 1958 në Belfast që e la Italinë jashtë Botërorit të Suedisë. Në Belfast u zhvillua edhe përballja më e fundit, ajo për kualifikueset e Botërorit 2022 që u mbyll 0-0 duke detyruar Të Kaltrit të luajnë në playoff.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta