“Orari kur tradhtohet më shpesh…”/ Dedektive Shkenda Lili: Ja si ta nuhasni që po ju tradhtojnë

04/12/2025 14:06

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë detektivja private Shkenda Lili. Ajo ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj…

Si mund ta nuhasin tradhtinë njerëzit tek bashkëshorti apo bashkëshortja e tyre?

Mendoj se gratë e kanë atë instinktin për ta kuptuar. Është ftohja mes çiftit, justifikimi i orëve të vona, justifikimi në darkë në krevat që janë të lodhur. Mbajtja e vetes shumë, në një moment të papritur. Telefoni në duar gjatë gjithë kohës, që e ka me password, që më përpara nuk e ka pasur. Janë shumë indicie që gruaja e kupton që diçka nuk shkon.

Të njëjtën gjë edhe burrat. Edhe ata e kanë aftësinë për ta kuptuar. Sidomos kur bashkëshortja e tyre nuk pranon të flejë me ta, diçka nuk shkon. Më vijnë shumë raste që thonë se kanë 1 apo 2 muaj që gruaja nuk pranon të flejë me ta, shkon në palestër, diçka ka… Janë ato dyshimet nga më të çuditshmet që vijnë e m’i tregojnë mua. Ndonjëherë i them që nuk më duhen detajet, mjafton të më japin objektivin se kë do të ndjek edhe kaq. Por ata janë aq të mbushur nga brenda, sa u dukem edhe si psikologe dhe tregojnë gjithë historinë, edhe gjërat intime mundohen të m’i tregojnë.

Cili është orari më i shpeshtë në të cilin ndodh tradhtia?

Pasdite, gjatë orarit të punës. Personat që punojnë, mund të shkëputen gjatë orarit të punës dhe e kanë më të thjeshtë për justifikim./TAR 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta