Në 2013 PD e quajti “tradhtare” kur u bashkua me PS-në në KQZ, Topalli lobon për të marrë vota për Lefteri Lleshin në krye të Komisionit të Shërbimit Civil

04/12/2025 21:22

Ish nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e injoroi lëvizjen e nisur së fundmi nga Ervin Salianji në bazë duke thënë se tani prioriteti i qeverisë është përballja me qeverinë.

E pyetur paraditen e të enjtes teksa hynte në Kuvend lidhur me foltoren e ish-deputetit që ka trazuar të djathtët, Topalli tha se objektivi tani ishte tjetër kund.

E megjithatë, teksa rendit të parin ballafaqimin me ekzekutivin, Jozefina Topalli ka nxituar që sapo i është dhënë mundësia, ti japë një shans ish-vartëses së saj, Lefteri Lleshi për të marrë një post të rëndësishëm.

28 deputetë demokratë me Topallin në krye të listës kanë mbështetur me firmat e tyre ish-kryetaren e KQZ-së, për postin e Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Më 11 nëntor 2024 përfundoi mandati 5-vjeçar i Pranvera Strakoshës, zgjedhur në vitin 2019 si Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Lefteri Lleshi ka qenë drejtoreshë juridike në Kuvend gjatë kohës kur Jozefina Topalli drejtonte këtë institucion.

Në vitin 2013 kur demokratët po linin pushtetin, e zgjodhën Lleshin si kryetare të KQZ-së, duke ia besuar asaj këtë institucion dhe jo Marsida Xhaferllarit.

Por menjëherë pas daljes në opozitës të PD-së, edhe Lefteri Lleshi bëri zgjedhjen e saj, teksa në vendimmarrjet e KQZ-së u rreshtua përnjëherë në krah të socialistëve, duke lënë në opozitë tre anëtarët e propozuar nga demokratët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta