Kylian Mbappe, 55 gola në 2025, kërcënon rekordin e Cristiano Ronaldos
Kriza e dytë në çift mes Alvaro Moratës dhe Alice Campello duket se është konfirmuar, por kjo histori pasurohet me detaje të tjera që mohojnë në mënyrë kategorike zërat më keqdashëse.
Ndërsa zyrtarisht, sulmuesi i Comos zgjedh rrugën e heshtjes dhe punën e tij në fushën e lojës, nga Spanja vijnë deklarata të forta të zbuluara nga gazetarja Alexia Rivas.
Mbrojtja e Moratës: ‘Betohem për fëmijët e mi që nuk ka asnjë tradhti’
Sipas Rivas, Morata i ka dërguar mesazhe për të shuar zërat për praninë e personave të tretë. Pozicioni i futbollistit është i qartë. ‘Më siguroi se nuk ka asnjë person të tretë të përfshirë e aq më pak tradhti-tregon gazetarja. Morata u tha se nuk ishte në dijeni se nga vinin këto zëra, duke kërkuar provat kundër tij dhe i bëri gazetares një betim solemn. ‘Më betohet, praktikisht me fëmijët e tij’
Sipas medias në Madrid, kriza mund të jetë krijuar nga një moment vështirësie personale të sulmuesit, duke përjashtuar kështu tradhtinë apo lidhjet e tjera. Por ndërsa Morata flet përmes një personi tjetër, Alice Campello e bën komunikimin e saj me rrjetet sociale duke shtuar akoma më shumë misterin. Influencerja shfaqet në Instagram ndonjëherë me unazën në gisht e ndonjëherë pa të…
Top Channel