Dita e mërkurë ishte ajo e triumfeve absolute për peshëngritjen shqiptare në Kampionatin Ballkanik të kësaj disipline sportive të mbajtur në Durrës.

Pas Briken Caljas, i erdhi radha Ertjan Kofshës që të shkëlqente në këtë kompeticion me sportistin kuqezi që dominoi në mënyrë absolute në kategorinë e tij, peshën deri 94 kg duke fituar 3 medalje të arta dhe njëkohësisht duke thyer edhe 3 rekorde ballkanike.

Në stilin e shkëputjes, Ertjan Kofsha arriti të triumfojë duke ngritur peshën 165 kg, ndërsa në shtytje peshëngritësi kuqezi e mbylli garën me 193 kg dhe në dygarësh, rezultati i tij ishte 358 kg dhe të treja këto rezultate janë rekorde të Ballkanit.

Në këtë kompeticion bënë një paraqitje të shkëlqyer edhe Desjana Koni dhe Arjeta Rade. Desjana Koni garoi në kategorinë deri në 53 kg duke fituar 2 medalje bronzi, në shtytje me peshën 90 kg dhe dygarësh me 164 kg, ndërsa Arjeta Rade fitoi 3 medalje të argjendta në kategorinë e saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta