Shqipëria Live/ “Fol moj shqip”, nga takimi i parë te jeta personale, Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin
Aktorja Egla Ceno, ishte e ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’, ku foli për karrierën e saj, gjendjen shëndetësore të nënës, debatin me Ermal Mamaqin në ‘Goca dhe Gra’, si dhe gjyqin me Samir Kodrën.
Fituesja e edicionit të tre të Big Brother Vip 3 Albania, u shpreh se do t’i shkojë çështjes deri në fund, duke paralajmëruar se do ta ankimojë deri në Strasburg.
“Unë jam unë, nuk ndalem në këtë histori, deri në hënë, kam thënë unë. Deri në Strasburg nëse Shqipëria do japë vëmendjen që meriton çështja, unë kam besim gjithsesi të drejtësia shqiptare,. Kush është i interesuar, të mos bëhet merak se i kam lekët për ankimim. Nuk është puna me më fale dhe të fala”, u shpreh ajo.
Në lidhje me debatin me aktorin Ermal Mamaqi në emisionin ‘Goca dhe Gra’, ku Ceno ka qenë pjesë e panelit në dy vite, ajo tha “S’kam asgjë personale as me njërin dhe as me tjetrin”.
Top Channel