Shorti i Botërorit 2026, eventi që bashkon yjet e sportit amerikan
Flamengo ‘nuk ngopet’ me trofe. Pak ditë pas triumfit në Kupën Libertadores, skuadra nga Rio De Janeiro fitoi edhe kampionatin brazilian të futbollit në stadiumin mitik në Maracana.
Në atë ndeshje, Flamengo arriti të mposhtë Ceara me rezultatin 1-0, një sfidë kjo që ishte e vlefshme për javën e 37 të kampionatit dhe ai që vendosi fatin e ndeshjes ishte Samuel Linon që shënoi golin e fitores për skuadrën.
Për Linon ky ishte goli i 4-t në 28 përballje me fanelën kuqezi në këtë sezon me futbollistin që erdhi te Flamengo me statusin e blerjes më të shtrenjtë në historinë e klubit.
Ky i fituar në 2025, është titulli i 8 kampion i siguruar nga Flamengo në Brazil pas atyre të viteve 1980, 1982, 1983, 1992, 2009, 2019, 2020.
Top Channel