Mori kërcënime me vdekje pas garës së Katarit, reagon piloti i Mercedes: Mezi e menaxhova situatën, bëra një gabim
Dashuria shpesh vjen atëherë nuk e pret dhe për Andrea Iannonen, kjo goditje rrufeje kishte imazhin manjetik të Elodie.
Piloti italian i Superbike, i ftuar në podcastin “Passa dal BSMT” foli për etapat e lidhjes së tij me këngëtaren e njohur duke zbuluar detaje që nuk ishin bërë kurrë më parë publike dhe prekëse në lidhje me fillimin e historisë së tyre.
Takimi mes pilotit dhe artistes italiane ndodhi në një fazë të rëndësishme dhe të dhimbshme të Iannones, teksa po përballej me periudhën e komplikuar të skualifikimit për doping. Në atë moment, Elodie solli pikën e kthesës në jetën e tij. Iannone e përshkroi impaktin e partneres së tij me një frazë shumë poetike dhe plot mirënjohje: ‘Në një moment të komplikuar, ajo ishte agimi, dalja e diellit. Elo ishte shumë thelbësore, një figurë shumë e rëndësishme. Jemi përputhur mirë-tha Iannone
Lidhja mes pilotit dhe këngëtares është konsoliduar falë një lidhje të fortë emotive. Iannone nënvizoi sesi prania e Elodie ishte forca e tij për të parë përpara.
‘Elodie më mbështet pa kufi, është një person që më ka dhënë shumë mbështetje emotive-tha Iannone për partneren e tij.
Top Channel