Trump në Bordin e Paqes në Uashington: Jemi të nderuar që është bashkuar kryeministri Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat prodhoi debate të forta mes deputetëve.
Agron Shehaj kërkoi fjalën e tij dhe kryetarja Milva Ekonomi iu kthye duke thënë se prioritet kanë anëtarët e përhershëm më pas ata zëvendësuesit.
Shehaj: Jam anëtar i këtij Komisioni.
Ekonomi: Jeni anëtar zëvendësues.
Shehaj: E çdo të thotë kjo gjë?
Ekonomi: E ka fjalën Braçe që është anëtar i përhershëm, më pas ju që jeni anëtar zëvendësues.
Pas fjalës së tij, Shehaj u përplas sërish me kryetaren Ekonomi, ku ndërhyri edhe deputeti socialist, Erion Braçe, duke ngritur tonet.
Ekonomi: Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, po na drejtohesh me ju. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e keni pasi të sqarohemi ne që po punojmë për këtë gjë.
Shehaj: Më ndërpretë fjalën. Ju mendoni se jemi në shkollë ose kopsht dhe thoni: ‘Kush është ka ardhur më shumë do flasë më shumë’. Mos e bëni këtë komision më qesharak seç është.
Braçe: Nuk vjen dot këtu dhe të na ofendosh ne. E ke bërë një herë, dy herë…
Shehaj: Qetësohu ti. Po flas me kryetaren.
Braçe: Boll po të them! Qepe po të them!
Shehaj: Qetësohu.
Braçe: Ka mundësi t’ia fikni atë mikrofon?
Top Channel