“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën Në Bruksel është zhvilluar ministeriali i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku mori pjesë edhe shefja diplomacisë shqiptare Elisa Spiropali.
Tema kryesore e diskutimeve ishte angazhimi strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë.
Ministria Spiropali duke komentuar këtë ministerial thotë se Shqipëria mbetet një aleat i besuar për forcimin e sigurisë kolektive dhe vendi ynë rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s.”
Ne dhe aleatët thotë ministria Elisa Spiropali, mbetemi të përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës, harmonizimin e procedurave dhe rritjen e kapaciteteve për lëvizje të shpejtë, si kontribut konkret për sigurinë kolektive të Aleancës”.
Në këtë ministerial pjesë e diskutimeve ishin edhe angazhimet e marra në Samitin e Hagës, vijimi i mbështetjes së palëkundur për Ukrainën, si dhe masat për forcimin e kapaciteteve të Aleancës kundër kërcënimeve të gjithanshme, përfshirë ato hibride.
Top Channel