Janë mbyllur ndeshjet e javës së 14 të Kategorisë së Parë të zhvilluara këtë të mërkurë, përvec ndeshjes mes Ilirisë dhe Skënderbeut që u anulua.

Vëmendja më e madhe në këtë javë ishte te sfida mes Laçit dhe Pogradecit, dy skuadra që janë në vendin e dytë dhe të tretë të renditjes. Ishte kjo një ndeshje që nuk pati fitues e as gola, pasi 90 minutëshi i saj u mbyll me barazimin 0-0. Me rezultatin e bardhë pa gola përfundoi edhe ndeshja mes Lushnjes dhe Kukësit.

Ndërsa në 3 ndeshjet e tjera u regjistruan fitore të skuadrave vendase. Në Fier, Apolonia mundi Besën e Kavajës me rezultatin 2-0 falë golave të Topit dhe Hoxhaj të shënuar në pjesën e dytë. Në Peshkopi, Korabi iu imponua Kastriotit duke e mundur 3-2. Për skuadrën dibrane golat u shënuan nga Reçi dhe marku 2 herë, ndërsa për Kastriotin gjetën rrugën e rrjetës Oliver dhe Kasmollari. Në ndeshjen tjetër Burreli fitoi ndaj Luftëtarit me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e shënuar nga Xhabrahimi.

REZULTATET JAVA E 14

Apolonia-Besa 2-0 (Topi  ‘56, Hoxhaj 67

Korabi-Kastrioti 3-2(Reçi ’17, Marku ’41, ‘53/Oliver ’40, Kasmollari ’74)

Laçi-Pogradeci 0-0

Lushnja-Kukësi 0-0

Burreli-Luftëtari 1-0(Xhabrahimi ’66)

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta