Klubi i Chelseat ka njoftuar sot me pikëllim ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit legjendar Marvin Hinton, në moshën 85-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur të martën në mbrëmje, ndërsa klubi londinez publikoi një deklaratë ngushëllimi për familjarët dhe miqtë e tij.

Në njoftimin zyrtar, Chelsea shkruan: “Është me trishtim të madh që Chelsea Football Club njofton ndarjen nga jeta të Marvin Hinton. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë.”

Lajmi ka prekur edhe tifozët, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe nderimi për legjendën e “Blues”.

Hinton ka lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit. Karriera e tij nisi në vitin 1957 me Charlton Athletic, ndërsa në vitin 1963 iu bashkua Chelseat, ku zhvilloi 335 ndeshje dhe shënoi katër gola gjatë 13 viteve të tij në “Stamford Bridge”.

Ai ishte pjesë e skuadrës së famshme që fitoi FA Cup në vitin 1970, në finalen ndaj Leeds United, një nga ndeshjet ikonike të futbollit anglez.

Marvin Hinton u tërhoq nga futbolli në vitin 1976, por kontributi i tij mbetet i paharruar për klubin dhe tifozët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta