Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Fushë Krujë në prag të ndeshjes së javës së 14 të Kategorisë së Parë mes Ilirisë dhe Skënderbeut. Mësohet se në prag të kësaj ndeshjeje janë sulmuar futbollistë dhe trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka.

I kontaktuar nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, trajneri i skuadrës korçare, Ernest Gjoka tregon se në momentin që shkuan në dhomat e zhveshjes futbollistë të skuadrës së Ilirisë i sulmuan duke goditur disa prej futbollistëve të tij  Saleh Nasr, Altin Ukiçi, Mario Gjata, Ramos, Babakar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta