Video/ Surprizë e këndshme përpara ndeshjes së Kategorisë së Parë, Rey Manaj takohet me futbollistët e Lushnjës dhe i premton premio
03/12/2025 13:41
Futbollistët e Lushnjës janë surprizuar përpara ndeshjes së Kategorisë së Parë kundër Kukësit.
Më dhomat e zhveshjes ata u vizituan nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj.
Në videon e siguruar nga korrespondenti i Top Channel, Bledi Korreshi, shihet momenti kur Manaj takohet me lojtarët dhe pjesëtarët e stafit.
Ai gjithashtu i premtoi ekipit një premio në rast fitoreje kundër Kukësit.
Top Channel