Allegri përgatit rotacionin e përgjithshëm në Kupë, rikthehet në fushë shqiptari Jashari…
E ardhmja e Stefan De Vrij dhe Francesco Acerbi tek Interi mbetet pezull. Edhe pse nuk ka një vendim zyrtar, gjithnjë e më shumë duket se të dy mbrojtësit – me kontrata që skadojnë në fund të sezonit – mund të mos jenë më pjesë e bardhezinjve sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, një kthesë e minutës së fundit nuk përjashtohet.
Këtë e konfirmon agjenti i të dy lojtarëve, Federico Pastorello, i cili foli për Tuttomercatoweb: “Klubi ka qenë shumë i qartë me ne: ata do të marrin një vendim në fund të sezonit. Pastaj, padyshim, disa mund të negociojnë një rinovim, ndërsa të tjerë mund të kenë nënshkruar me dikë tjetër ndërkohë.”
Sipas tij, situata është tërësisht normale dhe pa asnjë tension me klubin. Përkundrazi, marrëdhëniet mes palëve mbeten shumë të mira – një element që e lë të hapur derën për një marrëveshje të vonshme.
Pastorello shton: “Nuk shoh asnjë vendim të marrë tashmë. Interi ka pesë apo gjashtë lojtarë me kontratë në skadim – futbollistë që kanë bërë historinë e klubit. Disa do të largohen, të tjerë do të rinovojnë. Ne jemi të qetë, sepse e dimë që bisedimet do të rifillojnë në maj-qershor.”
Agjenti theksoi se prioriteti i tij është t’u ofrojë sa më shumë mundësi lojtarëve, por nuk mohon as mundësinë e vazhdimësisë tek Interi.
“Djemtë janë shumë të lidhur me klubin. De Vrij është në sezonin e tij të tetë, ndërsa Acerbi ka shkruar faqe të rëndësishme në historinë e fundit të Interit. Ata shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe unë nuk përjashtoj asgjë. Do të flasim për këtë në kohën e duhur.”
Situata mbetet e hapur, por vendimi final pritet të merret vetëm pas përfundimit të sezonit.
Top Channel