“Duhet të krijojmë një parti sa më të fortë”, Alimehmeti thirrje demokratëve në Durrës: Mbani këtë ritëm, kjo është diferenca jonë

03/12/2025 19:25

Pas takimit në Tiranë me kandidatët e PD më të votuar të listave të hapura në zgjedhjet e 11 majit, Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti janë ndalur sot në Durrës për të takuar demokratët.

Gjatë fjalës së tij, Alimehmeti, një nga kandidatët më të votuar, është shprehur se e djathta sot është vendos Shqipërinë përpara partisë, dhe sipas tij kjo është edhe diferenca.

Alimehmeti i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të krijojnë një parti sa më të fortë, që sipas tij kjo është e mundur vetëm nëpërmjet ndarjes së mendimeve.

“Vazhdoni mbani këtë ritëm, forcë e krenari për të qenë kjo PD që jeni sot. E djathta vendos Shqipërinë përpara partisë, kjo është diferenca jonë. Duhet të krijojmë një parti sa më  të fortë, kjo  realizohet  nëpërmjet ndarjes së mendimeve”, është shprehur Alimehmeti.

Top Channel