“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi bastisjen e zyrave diplomatike të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve, ku u arrestua edhe Federica Mogherini.
Berisha tha se është arritur një marrëveshje e fshehtë me qeverinë shqiptare ‘për të ndërtuar me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusin e Kolegjit Bryzh’.
“Skandali tjetër i vjedhjes së miliona e miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë me kampusin e Kolegjit Evropian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini dhe Ramaduro, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar sepse është korruptive, është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë qëllim truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës, për të cilin ekzistonte edhe projekti i kampusit.
Po kështu për të vazhduar vjedhjen e parave, Federica Mogherini dhe Ramaduro e vlerësimet e tyre kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë dhe kanë caktuar si bursë shumën 27 mijë euro kundrejt 29 mijë euro që është shumë për studentët që studiojnë në Belgjikë në Kolegjin e Bryzhit. Ndërkohë që rroga mesatare në Shqipëri është 5 herë më e ulët se rroga mesatare në Mbretërinë e Belgjikës.
Përveç këtyre, me një marrëveshje sekrete që në kundërshtim me ligjin nuk u publikua kurrë, është ndryshuar duket edhe destinacioni i Piramidës, e cila me një shumë prej 16 milionë euro, u rikonstruktua për të funksionuar si qendër e teknologjisë së lartë për të rinjtë shqiptarë, por sipas njoftimeve të medias del se i është dhënë Kolegjit Europian në Tiranë, në përdorim apo në pronësi, këtë askush nuk e di”-u shpreh Berisha.
Berisha shtoi “ju bëj thirrje të hetojnë të gjitha emailet dhe SMS-të që Rama ka shkëmbyer me Lubi Mogherinin për këtë çështje dhe, në veçanti, të hetohen komunikimet e tyre me telefona të koduar Sky ECC, Matrix, të cilët është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar.
Shqiptarët do ta vlerësonin shumë hetimin e lobingut që Mogherini ka bërë për Edi Ramën, për sukseset e tij imagjinare dhe mbulimin e mega-skandaleve të tij në Bruksel, dhe në veçanti angazhimin e saj kundër opozitës shqiptare”.
Top Channel