“Shqipëria, nyje e trafikut ndërkombëtar”, Zekthi në “Top Story”: SHBA mbron sigurinë e saj kombëtare
Arrestet kardiake në moshë të re, po shtohen edhe në vendin tonë.
Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, mjeku Altin Veshti u shpreh se faktori i parë është stresi, e më pas renditen arsyet e tjera.
“Stresi është term i përgjithshëm që nis nga momenti që del nga shtëpia. Stresi mund të shkaktojë ulçër në stomak pa pasur fare probleme me stomakun.
Në Shqipëri stresi është shumë më i lartë se në Perëndim. Stresin e vendos si faktorin më të rëndësishëm, pastaj pirja e cigares, diabeti, jeta sedentare, stimulantët…
Minimalisht duhet të bëhet palestër ose ecje, tre herë në javë. Palestra i mbledh të gjitha. Por dhe në këtë rast duhet kontroll dhe mirë është që çdo njeri çdo vit duhet të bëhet një EKO dhe një EKG”, u shpreh ai.
“Arresti kardiak te të rinjtë shkaktar janë lodhja, stresi, pagjumësia, qëndrimi për orë të gjata natën në video-lojëra. Po ashtu dhe sëmundje të trashëguara. Çdo vdekje e papritur në një familje, duhet të gjithë anëtarët të bëjnë një kontroll për të parë nëse e kanë apo jo këtë faktor”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Top Channel