30 ndeshje pa shënuar asnjë gol, ylli brazilian i Realit të Madridit rrezikon të arrijë rekordin negativ
Barcelona ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në garën për titullin e La Ligës, duke mundur me rezultatin 3-1 Atleticon e Madridit.
Sfida e luajtur në “Camp Nou” nisi më mirë për të besuarit e Simeones, të cilët kaluan në avantazh me anë të një goli të shënuar nga Baena në minutën e 19’.
Gjithsesi, ekipi i Flick nuk u vu nën presion, duke barazuar pas 7 minutash me Raphinhan.
Në minutën e 36’, Lewandowski ksihte mundësinë të kalonte katalanasit në avantazh, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e dytë foli vetëm për Barcelonën. Në minutën e 65’, Dani Olmo kaloi për herë të parë në avantazh ekipin e Flick dhe në fund të takimit, ishte Ferran Torres që i dha goditjen e “KO” Atleticos.
Me këtë fitore, Barcelona ruan kreun e La Ligës me 37 pikë, 4 më shumë se Reali, por me një ndeshje më shumë. Nga ana tjetër, Atletico qëndron në vendin e 4-të me 31 pikë.
REZULTATI:
BARCELONA 3-1 ATLETICO MADRID
Raphinha 26’, Olmo 65’, Torres 90+6’ / Baena 19’
Goli i Baenas (Video)
Penalltia e humbur e Lewandowskit (Video)
Goli i Olmos (Video)
Goli i Torres (Video)
Top Channel