Sylvinho “rinovon”, Maqedonia e Veriut shkarkon trajnerin që i çoi në play-off, në krye prite të vendoset ish-trajneri i Vllaznisë
02/12/2025 11:41
Tashmë është zyrtare. Trajneri Blagoja Milevski nuk do të vazhdojë në krye të Maqedonisë së Veriut, pasi kontrata i përfundoi më 30 nëntor.
Bordi drejtues i përfaqësueses maqedonase ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me Milevskin. Në njoftim është shprehu se bordi mendon që nevojitet energji e re për sfidat e ardhshme. Data e vendosur si limit për të treguar trajnerin e ri është 25 dhjetor.
Një ndër kandidatët e përmendur është Goce Sedloski, ish-trajneri i Vllaznisë. Maqedonia e Veriut, e kualifikuar gjithashtu në Play-off-in e Botërorit, do tentojë mrekullinë në transfertën e Danimarkës. Sfida gjysmëfinale vendos më 26 mars se ku do të kalojë në finale për të siguruar një biletë në Botërorin 2026.
Top Channel