Në fushat e lojës shumë shpejt pritet të ketë edhe ndërhyrje të tjera nga sistemi VAR. Sipas të përditshmes ‘The Times’, FIFA po mendon që të rrisë pushtetin e Video Assistant Referee; në Botërorin e ardhshëm, arbitrat dhe asistentët e tij mund të korrigjohen edhe në rastet e goditjeve të këndit apo të dhënies së kartonit të dytë të verdhë.

Gjatë këtyre viteve me sistemin VAR janë sinjalizuar shumë raste me gabime arbitrare në akordimin e goditjeve të këndit apo kartonëve të dytë të verdhë që kanë ndikuar për të mos thënë kanë vendosur për ecurinë e një ndeshjeje. Për këtë arsye, FIFA kërkon një përjashtim të vecantë për botërorin për të dhënë  mundësinë që të bëhen modifikime edhe përsa iu përket këtyre vendimeve.

IFAB, organizata ndërkombëtare e arbitrave do të diskutojë këto propozime në muajin janar; në rastin e kartonit të dytë të verdhë, rishikimi gëzon një mbështetje të gjerë dhe ka shumë mundësi të miratohet, ndërsa shume dyshime ka në lidhje me goditjet e këndit, sidomos për faktin se rrezikohet të shtohen ndërprerjet e lojës dhe gjithnjë sipas ‘The Times’, UEFA është kundër një ndërhyrjeje të tillë

PROPOZIME PËR PENALLTITË DHE POZICIONET JASHTË LOJE

Por në muajt e ardhshëm nuk do të diskutorhen vetëm modifikimet në protokollin VAR. Mes propozimeve të reja do të jenë ato për modifikimet në rregullore për penalltitë dhe pozicionin jashtë loje. Ideja për penalltinë është ndërprerja e lojës në momentin kur portieri e pret 11 metërshin duke anuluar tenatativën vijuese dhe limituar problemin e hyrjes në zonë të lojtarëve të tjerë. Në rastin e pozicionit jashtë loje po shkohet drejt eliminimit të pozicioneve të quajtura milimetrike. Hipoteza më konkrete është që një futbollist të konsiderohet në pozicion jashtë loje vetëm nëse një pjesë e kraharorit të tij kalon linjën e mbrojtësit të fundit, një propozim ky që është ende larg gjetjes së një formule që mund të bindë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta